Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Nga Xh M
755 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 gusht Zhurnal.mk – Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, komentoi protestën dhe kërkesat e qytetarëve, duke u ndalur edhe te reagimi i qeverisë. Sipas Bushatit, protesta ka treguar qartë pakënaqësinë e madhe ndaj qeverisë dhe klasës politike. “Protesta na ka treguar që me qeverinë Rama në veçanti dhe me këtë klasë politike në përgjithësi, njerëzit janë të stërlodhur. Në këtë vend ka një pakënaqësi ekstreme”, tha ai.

Bushati theksoi se edhe një protestë me pjesëmarrje masive nuk do të garantonte dorëheqjen e qeverisë. “Në këtë vend, ku janë suprimuar zgjedhjet, edhe sikur dy milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria s’ka pse të japë dorëheqje”, u shpreh analisti. Për të suksesi i protestës duhet parë te mesazhi që ajo ka përcjellë dhe jo te rrëzimi i Edi Ramës.

“Protesta nuk matet me suksesin e saj me rrëzimin e Ramës. Protesta e pati suksesin”, deklaroi Bushati. Ai shtoi se ekziston një forcë qytetarësh që nuk e konsiderojnë më Ramën si alternativën më të mirë. “Rama që nuk ishte më i miri, por është më i keqi dhe i pari që ne nuk e duam të vendosë për jetën tonë”, tha Bushati.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër