Aksident me fatalitet në Istog, një i vdekur e dy të lënduar

Nga D V
1,290 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Cërrc të Istogut.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti është raportuar rreth orës 00:02, ku në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Njëri prej të lënduarve, sipas ekipit mjekësor, ka arritur në spital pa shenja jete.

Ndërkohë, pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, njëri prej të lënduarve, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të DRP-së në Pejë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër