SHBA vlerëson Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve nga Siria

Nga D V
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndetën sot riatdhesimin e pesë shtetasve shqiptarë nga Siria, dy gra dhe tre fëmijë, duke vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në kthimin e tyre në vend.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë shprehet se këtyre familjeve tashmë u mundësohet një e ardhme më e sigurt, përmes mbështetjes për rehabilitim dhe riintegrim.

Sipas ambasadës amerikane kthimi i tyre përbën një hap të rëndësishëm jo vetëm për familjet e riatdhesuara, por edhe për përpjekjet për forcimin e sigurisë.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve të saj nga Siria, dy gra dhe tre fëmijë të kthyer së fundmi, të cilëve u mundësohet një e ardhme me mbështetje për rehabilitim dhe riintegrim. Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Operacioni për riatdhesimin e tyre ishte kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër