Mexhiti: Çdo premtim po e mbajmë, çdo projekt po e realizojmë, sot po asfaltohen rrugët në Çairin e Vjeter

Nga D V
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shtator, Zhurnal.mk – Komuna e Çairit ka nisur sot punimet për rikonstruksionin e rrugëve në Çairin e Vjetër. Në rrugën Resenska po asfaltohen rreth 900 m², duke përmirësuar një pjesë tjetër të infrastrukturës së lagjeve.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se puna e ekipit të tij shihet në terren dhe se projektet po realizohen një nga një, sipas premtimeve të dhëna qytetarëve.

“Çdo premtim po e mbajmë, çdo projekt po e realizojmë! Sot vazhdojmë me rekonstruimin e rrugëve në Çairin e Vjetër. Në rrugën Resenska po asfaltohen rreth 900 m², duke përmirësuar edhe një pjesë tjetër të infrastrukturës së lagjeve tona.”, ka shkruar Izet Mexhiti.

Ai tutje shton se përmes punëve të përditshme po realizojnë atë që kanë premtuar.

“Puna jonë shihet në terren. Projekt pas projekti, rrugë pas rruge, po realizojmë atë që kemi premtuar dhe po e bëjmë Çairin më të rregullt e më të bukur për qytetarët”, ka përfunduar Mexhiti.

Ky është një nga projektet e radhës në kuadër të programit për përmirësimin e infrastrukturës lokale, i cili synon të rrisë cilësinë e jetës dhe të krijojë kushte më të mira për banorët e Çairit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër