Gjimnazi i Tetovës me investime të reja, Kasami: Nga premtimi te puna konkrete

Nga D V
1,262 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Gjimnazi i Tetovës po përfitojnë nga një sërë investimesh në infrastrukturën shkollore, me synim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se në kuadër të investimeve po realizohen disa projekte në këtë institucion arsimor.

Sipas Kasamit, fusha e sportit po shndërrohet në terren multifunksional, ndërsa po ndërtohet edhe një amfiteatër i ri. Gjithashtu, është duke u realizuar renovimi i sallës së sportit dhe krijimi i një biblioteke të re.

Në kuadër të punimeve janë renovuar edhe tualetet, janë lyer dhe freskuar klasat, ndërsa po ndërtohet edhe muri rrethues te fusha sportive.

Kasami ka theksuar se investimet synojnë krijimin e ambienteve më moderne, funksionale dhe dinjitoze për nxënësit.

“Nga premtimi te puna konkrete!”, ka shkruar Kasami në postimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër