Qeni që theu rekordin Guinness, kërceu mbi 56 persona në vetëm 16 sekonda

Nga D V
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një qen në Alberta të Kanadasë ka hyrë në historinë e Guinness pasi arriti të kërcejë mbi shpinat e 56 personave në vetëm 16 sekonda.

Chardonnay, një qen i racës Australian Shepherd, realizoi sfidën më 14 qershor.

56 persona u rreshtuan në një vijë në fushën e bejsbollit, ndërsa Chardonnay kërceu nga njëri te tjetri, duke përfunduar të gjithë distancën në vetëm 16 sekonda.

Rregullat e rekordit lejonin deri në një minutë, por Chardonnay e përfundoi sfidën shumë më shpejt.

Trajnerja e saj, Jennifer Fraser, ka thënë se qeni ishte stërvitur për të kërcyer mbi shpinën e saj dhe se ky është vetëm një prej shumë aftësive që ka. Ajo ka paralajmëruar se synon ta thyejë sërish rekordin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër