Prokuroria Speciale paralajmëron konferencë me aktakuzë për krime lufte në Prekaz

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot, më 4 shtator, do të mbajë konferencë për media lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, konferenca do të mbahet në ambientet e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Konferenca është paralajmëruar të nisë në ora 13:30, në katin e VI-të të objektit të Prokurorisë Speciale.

Në këtë konferencë pritet të bëhen të ditura detaje lidhur me aktakuzën për krimet e luftës të kryera në lagjen e Jasharajve në Prekaz.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër