31 zjarre në Maqedoninë e Veriut, dy ende aktive, flakët kalojnë edhe në Kosovë

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shtator Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut vijon të përballet me zjarre në hapësira të hapura. Deri sot në orën 07:30 janë regjistruar gjithsej 31 vatra zjarri në territorin e vendit, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nga 31 zjarret e regjistruara, dy janë ende aktive, pesë janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar. Një nga vatrat aktive ndodhet në fshatin Graçan, në Komunën e Gjorçe Petrovit, ku flakët kanë kaluar edhe në territorin e Kosovës.

Vatra tjetër aktive është në zonën Kajorec, pranë fshatit Belicë, në Komunën e Makedonski Brodit. Ndërkohë, pesë zjarre janë nën kontroll në Strugë, Saraj, Çuçer-Sandevë, Kratovë dhe Dellçevë. Sipas QMK-së, 24 zjarret e tjera të raportuara gjatë periudhës së fundit janë shuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër