Shkup, 5 shtator Zhurnal.mk – Pas Ditës së Pavarësisë, më 8 Shtator, e cila këtë vit shënohet të martën, qytetarët i pret edhe një ditë tjetër jo pune, ndërsa kalendari sjell edhe mundësi të reja për fundjavë të zgjatur.
Dita jo pune e radhës është 12 Tetori, e hënë, kur shënohet Dita e Kryengritjes Popullore, pasi 11 Tetori bie të dielën, ndaj festa transferohet të hënën. Kështu, pas së martës festive në shtator, në tetor vjen edhe një fundjavë e zgjatur për të gjithë qytetarët.
Në të njëjtin muaj pason edhe një tjetër fundjavë e zgjatur, më 23 Tetor, e premte, kur shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.
Dita e fundit jo pune për të gjithë qytetarët këtë vit është 8 Dhjetori, e martë, kur shënohet Shën Klimenti i Ohrit.
Për qytetarët e besimit katolik, ditë jo pune deri në fund të vitit janë edhe 1 Nëntori, e diel – Festa e të Gjithë Shenjtorëve, si dhe 25 Dhjetori, e premte – dita e parë e Krishtlindjes.
