15 deri në 30 minuta pritje në “Bogorodicë”, për të dalë nga vendi

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shtator Zhurnal.mk – Në pikën kufitare Bogorodicë, koha e pritjes për të dalë nga Maqedonia e Veriut paraditen e sotme është 15 deri në 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, me rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, përgjatë rrjedhave të lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër