Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 6 shtator Zhurnal.mk – OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër dhe 6 shtete abstenuan.

Në mesin e atyre që abstenuan ishte edhe Serbia. Arsyeja për këtë është se harta e paraqitur në OKB e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

“Rezoluta e propozuar e përmirëson një padrejtësi historike, por e përdor projeksioni e Equal Earth, që e paraqet Kosovën si shtet më vete. Kjo shkon në kundërshtim me rendin tonë kushtetues dhe interesat kombëtare, dhe nuk mund të përkrahet as indirekt. Përkrahja e një propozimi të tillë mund të keqpërdoret apo interpretohet si mbështetje për pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, ka thënë Ministria e Jashtme e Serbisë, në një përgjigje për BBC.

Propozues i rezolutës ishte Togo, shtet afrikan që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2014, por që sipas pretendtimit të Serbisë e ka tërhequr njohjen në vitin 2019.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër