Tragjedi në rrugën Kriva Pallankë–Kumanovë: Motoçiklisti përplaset me mbrojtësen dhe humb jetën në vend

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë trafiku me pasojë tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00 në rrugën magjistrale Kriva Pallankë–Kumanovë, në afërsi të fshatit Gradec.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një motoçikletë me targa të Negotinës, e drejtuar nga M.N. (50) nga Negotina, është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Ngjarja është raportuar në Stacionin Policor të Kriva Pallankës, ndërsa në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip policor.

Autoritetet pritet të përcaktojnë rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër