Pamela Anderson ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Festivalin e Filmit në Venecia, teksa u nis me një taksi uji nga Hotel Excelsior.
Aktorja 59-vjeçare u shfaq me një kostum të zi dhe bluzë të bardhë me pala, të kompletuar me syze dielli.
Një natë më parë, ajo kishte shkëlqyer në galën e amfAR me një fustan saten portokalli dhe shall të gjatë, duke zgjedhur sërish të shfaqej pa grim, shkruan DailyMail.

Anderson ndodhet në Venecia për të promovuar filmin e saj të ri “Place to Be” dhe për të marrë një çmim në galën e amfAR.
Ajo u bë e famshme si CJ Parker në “Baywatch”, rol që e luajti në disa sezone dhe e riktheu edhe në filmin “Baywatch: Hawaiian Wedding” të vitit 2003.

Duke kujtuar eksperiencën në serial, Anderson ka thënë: “Ishte një punë e shkëlqyer dhe më pëlqente të shkoja në punë çdo ditë në plazh”.
Ajo shtoi se “Baywatch” i dha shumë eksperiencë dhe ekspozim ndërkombëtar, por theksoi: “Nuk kam plane të kthehem në Baywatch”.

