Katër yjet shqiptarë Donat Rrudhani, Samuel Krasniqi, Lutfi Dalipi dhe Uran Bislimi kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Secili nga lojtarët dha paraqitje fantastike për ekipet e tyre, kësisoj zunë vend në 11-shen më të mirë të “SofaScore”.
Samuel Krasniqi i Grasshoppers rezultoi të jetë më i vlerësuari me notën 9.2, derisa paraqitje të shkëlqyer kishte edhe Lutfi Dalipi i Vaduz me notën 8.8.
Rrudhani që shkëlqeu te Sioni me gol e asistim u vlerësua me 8.4, derisa Bislimi i Luganos me 8.5.
Formacioni më i mirë i javës:
Përndryshe, nga këta të katërt vetëm Rrudhani përfaqëson Kosovën, me Bislimin që ka zgjedhur përfundimisht Zvicrën, derisa Krasniqi e Dalipi janë në grupmoshat e reja të “Helvetikëve”.
