Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 shtator, Zhurnal.mk – U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës së Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Haxhiu i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Huchet dhe sukses në misionin e tij diplomatik në Kosovë.

Ajo ka thënë se gjatë mandatit të tij synohet forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.

“Kosova e çmon lart miqësinë dhe mbështetjen e Francës, si gjatë periudhës së luftës, ashtu edhe në vitet e shtetndërtimit”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, marrëdhëniet mes dy vendeve tashmë përfshijnë bashkëpunim në fusha të ndryshme, përfshirë politikën, ekonominë, sigurinë, arsimin dhe kulturën.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi, veçanërisht pas marrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Haxhiu ka deklaruar se e ka siguruar ambasadorin Huchet për bashkëpunimin e saj të plotë në forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër