Penko merr vendimin për nxënësit nga Çairi por jo për të gjithë

Nga D V
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shator, Zhurnal.mk – Në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko” janë pranuar fëmijë nga Çairi që kanë vëlla ose motër që paraprakisht e ndjekin mësimin në këtë shkollë. Këtë informacion për Alsat e konfirmojnë jo zyrtarisht mësimdhënësit e shkollës. Drejtoresha është në pushim mjekësor, ndërsa pas kthimit ajo duhet të sqaroj se për sa nxënës bëhet fjalë dhe nëse këto nxënës tashmë janë ulur në bankat e shkollës dhe vijojnë mësimin me bashkëmoshatarët e tyre.

Kjo pasi Komuna e Butelit nuk jep përgjigje se sa fëmijë nga Çairi do të vazhdojnë mësimin në këtë shkollë, raporton Alsat, transmeton Zhurnal.

“Nga stafi i shkollës bëjnë të ditur se ende presin përgjigje nga Ministria e Arsimit nëse do të lejohet hapja e paraleles së pestë”

Prindërit në vazhdimësi janë ankuar se tashmë 3 muaj janë duke u zvarritur korridoreve të shkollës pasi fëmijët e tyre janë pranuar por nuk janë vendosur në një klasë përkatëse. Duke kërkuar të mbeten anonim prindërit thonë se fëmijët e tyre dërgohen nga një klasë te tjetra pa e ditur se me cilin grup do të  vijojnë mësimin.
Alsat pyeti edhe në zyrat e Avokatit të Popullit nga ku thanë se do ta marrin në shqyrtim rastin pasi urdhëruan inspektim nga inspektorët e arsimit.

Avokati i Popullit thotë se akoma nuk ka përgjigje. Ndërsa nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, është dhënë urdhër për kryerjen e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese.
Komuna e Butelit vendosi që ta mbyll paralelen e pestë për klasën e parë, pavarësisht interesit të lartë për t’u regjistruar, ndërsa në po të njëjtën shkollë mbahen paralele në gjuhën maqedonase me numër shumë të ulët të nxënësve. Deri në përfundimin e mbikëqyrjes nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, mbetet e paqartë nëse do të ketë ndryshim të vendimit për hapjen e paraleles së pestë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër