Nesër nuk kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 shtator Zhurnal.mk – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara me vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.

Kufizimet lidhen me automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër