Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Gjendje e qetë raportohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës, ku aktualisht nuk ka pritje të gjata për automjetet.

Sipas të dhënave të fundit, në Bërnjak, pritjet janë 3–5 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje. E njëjta situatë është edhe në Dheun e Bardhë, Glloboqicë, Hani i Elezit, Jarinje, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Stançiq.

Në të gjitha këto pika, koha e pritjes për automjetet në hyrje dhe dalje është 3–5 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona të automjeteve.

Ndërkohë, për Vërmicën, në të dhënat e publikuara nuk është specifikuar koha e pritjes për hyrje dhe dalje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër