Qafë Thanë, 8 shtator Zhurnal.mk – Sistemi “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë, i prezantuar si një zgjidhje që do të shkurtonte ndjeshëm kohën e pritjes në kufi, duket se ende nuk po sjell efektet e pritura në terren.
Edhe pse sistemi është vendosur dhe funksionon, udhëtarët vazhdojnë të përballen me kolona të gjata automjetesh dhe pritje të shumta në pikën kufitare.
Në praktikë, procedurat dhe kontrollet vazhdojnë të shkaktojnë vonesa, ndërsa trafiku i rënduar krijon radhë nga njëra pikë e kontrollit te tjetra.
Situata ka ngjallur pakënaqësi te qytetarët, të cilët kishin pritur që aplikimi i sistemit “One Stop Shop” të sillte më shumë efikasitet dhe të eliminonte pritjet e gjata në kufi.
