Kryetari i Kuvendit pret ambasadoren e BE-së: Shqipëria intensifikon rrugëtimin drejt integrimit evropian

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, priti sot në një takim ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ku u diskutua mbi rrugëtimin evropian të vendit dhe hapat që pritet të ndërmerren në procesin e integrimit.

Gjatë takimit, Peleshi theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë e natyrshme e shqiptarëve, duke nënvizuar angazhimin institucional për avancimin e këtij procesi.

“Anëtarësimi në BE është një aspiratë e natyrshme e shqiptarëve dhe ne po punojmë me përgjegjësi, përkushtim dhe bashkëpunim institucional,” u shpreh ai.

Kryetari i Kuvendit shtoi se institucioni që ai drejton do të vijojë të japë kontributin e tij në procesin e integrimit, përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet evropiane dhe parlamentet e vendeve anëtare.

Në një reagim të bërë publik edhe në rrjetet sociale, Peleshi nënvizoi se takimi me ambasadoren e BE-së shënon një moment të rëndësishëm për intensifikimin e bashkëpunimit dhe përgatitjen e hapave të ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit.

“Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë të japë kontributin e tij në këtë proces, përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet europiane dhe parlamentet e vendeve anëtare,” shkroi ai.

Takimi i sotëm vjen në një kohë kur Shqipëria ka intensifikuar përpjekjet për të përmbushur kriteret e integrimit, ndërsa pritet që bashkëpunimi me delegacionin e BE-së në Tiranë të fokusohet në reformat institucionale dhe demokratike, si pjesë e rrugëtimit drejt anëtarësimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër