VLEN: Bujar Osmani jeton në absurdistanin e BDI-së

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Kjo BDI e pareformuar assesi nuk po e kupton mesazhin që shqiptarët ia dhanë para një viti, me 10 komuna të fituara në konto të VLEN-it. Vazhdon avazin me të njëjtët kolltukofagë që ua sollën humbjen. Bujar Osmani, si humbës i zgjedhjeve, me mijëra ditë stazh në pushtet, ende mendon se shqiptarët u kanë borxh t’ua vazhdojnë pushtetin aty ku e lanë, me “Soravi”, tregti me mazut e skandalin me fondet evropiane në Zajaz.

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është paradoksi më i madh i tyre. Dy dekada e kishin pushtetin në dorë dhe nuk e bënë. Tani që ligji po bëhet, me mish e me shpirt luftojnë ta rrëzojnë. Ditë e natë thirren në Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa me duart e tyre përpiqen ta minojnë njërën nga shtyllat e saj.

E kur jemi te autostrada Shkup–Bllacë, ajo është njolla e zezë e BDI-së. Testament i qeverisjes së saj absurde. Katër palë zgjedhje e premtuan, e vizatuan dhe e përdorën si karrem elektoral, por autostradën nuk e ndërtuan. Tani që ka nisur ndërtimi, pa fije turpi dalin, komentojnë dhe kërkojnë merita. Në vend të përrallave se gjithçka paska qenë gati, shqiptarëve u kanë borxh kërkimfalje kolektive.

Edhe më interesant është ndryshimi i Bujar Osmanit ndaj Artan Grubit. Deri dje heshtte dhe sillej sikur nuk kishin qenë bashkë në majën e BDI-së. Ishte barrë për ta. Tani, “kutinë e zezë” të partisë e quan pjesë të “koloritit”.

A u bë Grubi papritur i mirë, apo Bujari u kujtua se “kutia e zezë” di shumë?

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër