Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për kërkesën e LVV-së që LDK të ndryshojë kandidatin për nënkryetar, pasi partia e Kurtit s’ka vota për Kujtim Shalën, raporton Ekonomia Online
Zemaj ka thënë se logjika e LVV-së për të nënshtruar të tjerë, tek LDK nuk kalon.
“Ne nuk funksionojmë me kushtëzime. S’jemi ata që e bllokojmë konstituimin. Mund t’i tejkalojmë ato që janë subjektive. Logjika e VV’-së për t’i nënshtruar të tjerët, nuk kalon”, ka thënë Zemaj.
