9
Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka folur para hyrjes në Kuvend, ku pritet të vazhdojë seanca konstituive, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se deri më 16 shtator prioritet për PDK-në mbetet konstituimi i Kuvendit dhe se nuk presin situata të tjera politike gjatë kësaj periudhe.
“Deri më datën 16, për ne prioritet është konstituimi i Kuvendit dhe nuk do të kemi asnjë situatë tjetër”, tha ajo.
