Kuçi: Nisin pagesat për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Kanë nisur pagesat për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, bëri të ditur drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Ardita Kuçi.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kuçi tha se pagesat kanë nisur për fermerët që kanë përmbushur kriteret e përfitueshmërisë dhe kanë kaluar me sukses kontrollin administrativ dhe atë në terren.

“Dua të ndaj sot me ju lajmin se fillojnë pagesat për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2026. Pagesat do të kryhen në këstin e parë për të gjithë ata fermerë të cilët kanë kaluar kontrollin administrativ, si dhe kontrollin në terren dhe janë shpallur fitues pasi kanë përmbushur të gjitha kriteret e përfitueshmërisë. Në të njëjtën kohë, dua t’ju bëj me dije se vijojmë me kontrollin administrativ të masave të investimeve, pra masave 10, 11 dhe 12-të dhe së shpejti do të lidhim edhe kontratat për këto masa”, u shpreh Kuçi.

Kuçi i bëri apel fermerëve që për çdo informacion shtesë apo nevojë për konsultim, të drejtohen në faqen zyrtare të AZHBR-së, si dhe në agropikat tona në 20 rrethe të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër