Këngëtari i njohur shqiptar, Gold Ag, ka publikuar një fotografi të përbashkët me ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi.
Fotografinë ai e ka ndarë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ndërsa në të shihet teksa mban në duar flamurin e UÇK-së, mbi të cilin ka vendosur nënshkrimin e tij edhe Rexhep Selimi.
Publikimi vjen pak ditë para shpalljes së vendimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku Selimi, së bashku me ish-krerë të tjerë të UÇK-së, po përballet me aktakuzat e ngritura ndaj tij.
Foto: Arian Agushi/InstaStory
Gold Ag është shprehur më herët optimist për përfundimin e procesit gjyqësor dhe lirimin e Selimit nga akuzat.
“Ju presim o vlla i dashun”, ka shkruar Gold Ag krahas fotografisë së publikuar.
Rexhep Selimi, ish-komandant i UÇK-së dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

