Tiranë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, zhvilluan një takim me përfaqësues të 180 familjeve të prekura nga ndërtimi i Unazës së Madhe në zonën e Paskuqanit.
Gjatë takimit, Balla dëgjoi nga afër kërkesat e banorëve dhe bëri me dije se tashmë është hartuar plani për ndërtimin e banesave të reja për familjet e prekura nga ndërtimi i Unazës së Madhe kjo, falë mbështetjes së Qeverisë dhe angazhimit të Bashkisë Kamëz.
Balla theksoi se deputeti duhet të jetë përfaqësues i drejtpërdrejtë i qytetarëve, duke përcjellë zërin dhe shqetësimet e tyre pranë institucioneve dhe duke kërkuar zgjidhje konkrete.
“Deputeti nuk është zëri i pushtetit mbi qytetarët, por zëri i qytetarëve përballë pushtetit”, u shpreh Balla.
