Hoxha: Partneriteti me SHBA, i qëndrueshëm dhe i ndërtuar mbi vlera e interesa të përbashkëta

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti një delegacion të anëtarëve të stafeve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të shoqëruar nga përfaqësues të Atlantic Council.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se, në fokus të takimit ishin prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë, siguria rajonale dhe ndërkombëtare, reformat në vend, si dhe rrugëtimi i përshpejtuar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Hoxha vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të paparashikueshëm, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve me miqtë dhe partnerët e besuar.

Takimi rikonfirmoi forcën, thellësinë dhe karakterin e qëndrueshëm të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, të ndërtuar mbi vlera demokratike, interesa të përbashkëta në fushën e sigurisë, besim dhe respekt të ndërsjellë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër