Shkup, 11 shtator Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik janë regjistruar gjithsej 223 711 turistë, ashtu që 127 mijë janë të huaj, ndërsa 96 mijë janë vendor.
“Në periudhën janar – korrik të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritje për 1.5%, respektivisht: te turistët vendor është rritje për 1.8 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 1.3%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në krahasim me korrikun e kaluar, këtë korrik numri i turistëve është rritur për 6.6 përqind, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 3.2 përqind,
“Vendet nga të cilat erdhën më së shumti turistë të huaj në muajin korrik të vitit 2026: Turqi 50 955, Serbi 13 074, Gjermani 5 393 dhe Rumania 5 090”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
