Vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Begaj: Trishtim i thellë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj shprehu trishtim të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale të Hagës që dënoi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi për krime lufte.

Në një postim në rrjetet sociale Begaj tha se “vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie”.

“Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në. Liria ka emër”, shkruan Begaj.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë sikundër edhe Jakup Krasniqi, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u akuzuan me pretendimin për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë përndjekje, vrasje dhe torturë. Ata u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër