Qoku: 12.300 viktima të luftës, ndërsa në Hagë u dënuan luftëtarët e lirisë!

Nga D V
33 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Nënkryetari i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në reagimin e tij, Qoku ka renditur të dhëna për viktimat dhe pasojat e luftës në Kosovë, duke përmendur 12.300 viktima të luftës, 1.200 fëmijë të vrarë, 94 fëmijë të vdekur si pasojë e luftës dhe 100 fëmijë ende të zhdukur.

Ai ka përmendur gjithashtu rreth 20.000 gra dhe vajza viktima të dhunës seksuale, 4.500 persona të zhdukur pas luftës, prej të cilëve mbi 1.500 ende rezultojnë të pagjetur, si dhe rreth 120.000 shtëpi të djegura dhe të rrënuara.

Sipas Qokut, rreth 900.000 shqiptarë u dëbuan jashtë Kosovës, ndërsa 500.000 deri në 600.000 të tjerë u zhvendosën brenda vendit.
“Pas çdo numri është një jetë, një vuajtje, një mundim, një histori”, ka shkruar Qoku.

Duke iu referuar aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Qoku ka shprehur qëndrimin se luftëtarët e UÇK-së vepruan në trojet e tyre dhe luftuan për lirinë e popullit të Kosovës.
“Megjithatë u dënuan luftëtarët e lirisë që vepruan vetëm në trojet e veta, luftuan për lirinë e popullit të vet. Vetëm drejtësi nuk i thuhet kësaj në Hagë”, ka përfunduar Qoku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër