Burri nga Gostivari e përvëlon gruan me kafe të nxehtë

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 16 shtator Zhurnal.mk – Më 15 shtator 2026, rreth orës 23:30, në një fshat të Gostivarit, zyrtarët policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme në Gostivar e kanë arrestuar personin me iniciale B.K. (52) nga fshati, pas një denoncimi të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 40-vjeçare.

Sipas denoncimit, pas një debati të shkurtër në shtëpinë familjare, 52-vjeçari i ka derdhur kafë të nxehtë mbi bashkëshorten, duke i shkaktuar djegie.

Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër