Murati: Pres të parashtrohet ankesë për aktgjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Frontit Evropian, Sali Murati, pret që të parashtrohet ankesë për aktgjykimet e shqiptuara ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe besojmë se pretendimet nga aktgjykimi edhe një herë do të vlerësohen para Këshillit të Apelit, tha Murati.

“Ky është një aktgjykim i shkallës së parë, i cili ende nuk është i formës së prerë dhe se rruga për ankesë, siç paralajmërojnë të gjithë ekspertët e së drejtës, është e hapur.

Në kuadër të respektimit të kësaj, të sundimit të ligjit, sigurisë juridike dhe të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, mbajmë besimin se, e dini, atje nuk ka gjykatë të dytë, por ka Këshill të Apelit që vendos për ankesat dhe besojmë se pretendimet në aktgjykim, sepse ne tani nuk e dimë, dimë vetëm për dënimet, nuk e dimë ende përmbajtjen e të gjithë aktgjykimit, edhe një herë do të vlerësohen dhe do të shqyrtohen në dritën e drejtësisë, proporcionalitetit dhe fakteve historike”, tha Murati.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër