Demo betohet si ministër i Brendshëm: Moment përgjegjësie në shërbim të qytetarëve

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo kreu sot betimin para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Brigadave.

Demo e konsideroi këtë një moment përgjegjësie dhe angazhimi për të punuar çdo ditë në shërbim të qytetarëve.

“Për më shumë siguri, institucione më të forta dhe një shtet më pranë njerëzve”, u shpreh ai.

Demo u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme në 11 shtator, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besfort Lamallarin. Në 17 shtator ai u dekretua në këtë detyrë nga Presidenti Bajram Begaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër