Paris, 18 shtator, Zhurnal.mk – Vizita historike e papa Leone XIV më 25 shtator në selinë e UNESCO-s në Paris do të jetë një mesazh politik për mbrojtjen e multilateralizmit, deklaroi kreu i organizatës së Kombeve të Bashkuara, Khaled el-Enany.
Sipas el-Enany, vizita e Papës përbën një moment të rëndësishëm për UNESCO-n dhe tregon rëndësinë që ka organizata në bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Është një mesazh politik për të mbrojtur multilateralizmin”, tha ai, duke theksuar se vizita konfirmon rolin dhe rëndësinë e UNESCO-s në një periudhë kur bashkëpunimi ndërkombëtar po përballet me sfida.
Vizita e Papës vjen në një kohë kur UNESCO pritet të përballet me largimin e dy shteteve anëtare deri më 31 dhjetor, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Administrata e presidentit Donald Trump njoftoi në korrik 2025 vendimin për të tërhequr SHBA-në nga UNESCO.
Uashingtoni e ka akuzuar organizatën për njëanshmëri ndaj Izraelit dhe për promovimin e çështjeve sociale e kulturore që, sipas administratës amerikane, janë përçarëse.
Administrata Trump e ka përshkruar gjithashtu drejtimin e UNESCO-s si të mbështetur në një agjendë “ideologjike dhe globaliste”.
Largimi amerikan pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti.
Në këtë kontekst, vizita e Papa Leo XIV në selinë e UNESCO-s në Paris pritet të shihet si një shenjë e mbështetjes për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe institucionet shumëpalëshe.
