Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – Komuna e Butelit vazhdon me realizimin e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, dhe nisën punimet ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës “Marko Krale”, një nga arteriet kryesore të komunikacionit në lagjen Butel.
Rruga “Marko Krale” ka sipërfaqe të përgjithshme prej 6.120 metra katrorë dhe gjatësi prej 1.100 metrash. Me rikonstruksionin e saj do të përmirësohen dukshëm kushtet për komunikacion dhe lëvizjen e përditshme të banorëve në këtë pjesë të komunës, njoftoi Komuna e Butelit.
“Rikonstruksioni i rrugës është edhe një kërkesë e qytetarëve që hyn në realizim dhe paraqet vazhdim të aktiviteteve ndërtimore për rinovimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Butelit.
Në periudhën e kaluar u rikonstruktuan edhe rrugët ‘Ho Shi Min’ dhe ‘Natanail Kuçevishki’, ndërsa me rikonstruksionin e rrugës ‘Marko Krale’ vazhdojnë aktivitetet për përmirësimin e arterieve kryesore të komunikacionit në lagjen Butel.
Me realizimin e këtij projekti, Komuna e Butelit vazhdon me përmbushjen e kërkesave të qytetarëve dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në territorin e komunës”, njoftoi Komuna e Butelit.
