Transformim urban në Çair: Izet Mexhiti prezanton projektet e reja infrastrukturore

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 shtator Zhurnal.mk – Komuna e Çairit është kthyer në një kantier të madh ndërtimi, ndërsa investimet e reja po i jepin një dimension krejtësisht tjetër zhvillimit lokal dhe funksionalitetit të komunës.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përmes një deklarate për media, ka shpalosur projektet kyçe infrastrukturore që janë në fazë të avancuar të realizimit, si pjesë e platformës për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, Mexhiti veçoi punimet në rrugën Ferid Murati, e cila është në prag të përfundimit, duke theksuar se bëhet fjalë për një investim prej rreth 1 milion euro. Ky projekt sjell zgjidhje të reja duke përfshirë korsi për biçikleta, hapësira të reja parkimi dhe lehtësim të qarkullimit.

Përveç rrugës Ferid Murati, që është në përfundim e sipër, veçse ka filluar edhe projekti për rrugën Mit’hat Frashëri. Kjo është një arterie e rëndësishme që lidh Çairin me Butelin, Shutkën dhe Qendrën. Rruga do të zgjerohet me dy korsi të reja, ndërsa për rrugën Cvetan Dimov po bëhen përgatitjet e fundit, u shpreh Mexhiti.

Kryetari i komunës vlerësoi se këto nisma infrastrukturore ndikojnë direkt në ngritjen e cilësisë së jetesës, duke ofruar kushte më të mira për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Çairi sot është një kantier ndërtimi, sepse po punohet dhe po investohet për komunën dhe për të ardhmen e qytetarëve, përmbylli Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër