Për një javë u pastruan 650 metra kub mbeturina nga rrugët e Shkupit

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shator, Zhurnal.mk – Gjatë javës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale–Shkup larguan 650 metra kub mbeturina të mëdha (voluminoze) dhe mbeturina ndërtimore të hedhura në mënyrë të parregullt nga sipërfaqet publike dhe ato të komunikacionit në të gjitha komunat e Shkupit.

Sasia më e madhe e mbeturinave të hedhura në mënyrë të parregullt është larguar në komunën e Çairit, ku janë pastruar gjithsej 170 metra kub mbeturina nga deponitë ilegale.

Njëkohësisht, janë grumbulluar dhe transportuar 2700 tonë mbeturina komunale nga amvisëritë dhe subjektet juridike në territorin e qytetit të Shkupit.

NP Higjiena Komunale–Shkup njoftoi se në vazhdimësi realizon aktivitete për mirëmbajtjen e higjienës publike në bulevardet dhe rrugët e Shkupit përmes larjes mekanike me përdorimin e autocisternave, e cila zhvillohet në orët e vona të mbrëmjes.

Çdo ditë, në tri ndërrime, kryhet larja dhe fshirja edhe e shesheve dhe urave këmbësore në zonën qendrore të qytetit, shtigjeve për këmbësorë dhe trotuareve të urave “Goce Dellçev” dhe “Liria”, si dhe të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër