Ekipi mobil “Task Force” gjeti marihuanë në rrugën Berovë – Strumicë, ndalohen pesë persona

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje (20.09.2026), në orën 22:20, në rrugën rajonale Strumicë–Berovë, në vendin e quajtur “Suvi Laki”, ekipi mobil “Task Force” i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Lindje i privoi nga liria G.P. (32) nga fsh. Pozharanë, komuna e Vrapçishtit, S.Z. (37) nga fsh. Murtinë, rrethina e Strumicës, N.S. (31) nga fsh. Voisllavc, rrethina e Radovishit, B.A. (25) nga Radovishi dhe V.S. (22) nga fsh. Zleovë, komuna e Radovishit.

“Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh “Daçia Duster”, me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonin personat, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”.

“Personat janë mbajtur në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje do të ngrejë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër