Vdekja e papritur e Presley Gerber në moshën 27-vjeçare, ish-e dashura e tij me dedikim prekës

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Modelja kanadeze, Charlotte D’Alessio, ka reaguar me një mesazh emocional pas vdekjes së ish-të dashurit të saj, Presley Gerber, i cili ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare.

D’Alessio, 28 vjeçe, dhe Gerber kishin qenë në një lidhje për rreth dy vite, nga viti 2018.

Ajo publikoi disa fotografi dhe video të tyre së bashku, duke kujtuar lidhjen që kishin dhe duke shkruar se mes tyre kishte pasur një “dashuri të pastër”.

 Foto: Instagram

“Ti meritoje më shumë kohë. Ti meritoje më shumë jetë. Jam shumë e zemëruar për këtë”, shkroi ajo.

“Të gjithë të duam shumë. Shpresoj ta ndjesh këtë”, theksoi mes tjerash.

 Foto: Instagram

Gerber, djali i vetëm i supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, u gjet i pajetë në një qendër rehabilitimi në Los Angeles.

Sipas raportimeve, vdekja e tij po hetohet si një rast i dyshuar mbidoze.

D’Alessio publikoi gjithashtu një video nostalgjike të Presleyt duke ecur drejt oqeanit, i shoqëruar nga qeni i tij i bardhë, duke shkruar: “Do të të kujtoj gjithmonë kështu”.

 Foto: Instagram

Çifti thuhet se ishte njohur përmes motrës së Presleyt, Kaia Gerber, në vitin 2017.

Pas ndarjes nga D’Alessio, Presley ishte lidhur edhe me disa emra të tjerë, ndërsa raportimet kanë përmendur prej vitesh problemet e tij me varësinë dhe shëndetin mendor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër