Galatasaray synon ta transferojë Eduardo Camavingan për pjesën e dytë të sezonit dhe pritet t’i kërkojë Real Madridit huazimin e mesfushorit francez sapo të nisë viti 2027.
Sipas AS dhe mediumit turk Fanatik, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë rikthyer interesimin për Camavingan, pasi tentuan ta transferonin edhe gjatë verës. Megjithatë, atëherë hasën në refuzimin e reprezentuesit francez për t’u larguar nga futbolli spanjoll.
Camavinga ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2029. Edhe pse drejtuesit madrilenë kishin konsideruar më herët mundësinë e një transferimi të përhershëm për rreth 60 milionë euro, trajneri Jose Mourinho e ka përfshirë 23-vjeçarin në rotacionin e ekipit, duke i dhënë minuta si titullar dhe zëvendësues.
Drejtuesit e Galatasarayt planifikojnë t’i dërgojnë Real Madridit një ofertë zyrtare për huazim para hapjes së afatit kalimtar të dimrit.
Megjithatë, drejtuesit turq janë të vetëdijshëm se dëshira e vetë lojtarit do të jetë vendimtare për realizimin e transferimit.
Real Madridi nuk planifikon ta detyrojë Camavingan të largohet, duke ia lënë vendimin vetë futbollistit, i cili aktualisht nuk e sheh si opsion ndryshimin e skuadrës në mes të sezonit.
Përfaqësuesit e Galatasarayt pritet të zhvillojnë bisedime me kampin e mesfushorit francez gjatë nëntorit të vitit 2026.

