Rozi Mickoska merr pjesë në pritjen e Melania Trump për bashkëshortet e liderëve botërorë

Nga R.ZH
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Jork, 23 shtator, Zhurnal.mk – Bashkëshortja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Rozi Mickoska, mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar në Nju Jork nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, për bashkëshortet e liderëve botërorë që marrin pjesë në Asamblenë e 81-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pritja u organizua në kuadër të nismës së Melania Trump, “Fostering the Future Together” (“Së bashku për ndërtimin e së ardhmes”), e cila synon mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Gjatë fjalimit të saj, Melania Trump theksoi se të pranishmet përfaqësojnë një ndërthurje të kulturave, gjuhëve, historive dhe traditave të ndryshme.

Të gjitha jemi të bashkuara rreth një të vërtete të përjetshme: e ardhmja e botës sonë do të përcaktohet nga ajo që bëjmë sot për fëmijët tanë”, u shpreh zonja e parë e SHBA-së.

Në pritje morën pjesë bashkëshortet e presidentëve, kryeministrave dhe liderëve të tjerë botërorë, të cilët ndodhen në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pjesëmarrja e Rozi Mickoskës në këtë aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve gjatë qëndrimit të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut në Nju Jork, gjatë javës së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër