Ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Ka nisur seanca gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të një procedimi që lidhet me dyshimet për përkrahjen e Ergys Agasit gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim.

Sipas të dhënave të bëra publike në kuadër të hetimit, Fatjon Kalluçi, në detyrën e shefit të Policisë Shkencore, dyshohet se në muajin gusht, përpara arrestimit të Agasit, i ka dërguar atij tre foto të ekspertizës së automjetit tip “Land Rover Defender”, me targë GG444AA, i cili ishte gjetur në “Equos Resort”.

Ndërkohë, sipas hetimeve, kryekamarieri dyshohet se i dërgonte ushqime në banesën ku qëndronte i fshehur Ergys Agasi. Këto të dhëna mësohet se janë zbuluar në telefonin e Agasit.

Mbrojtja pritet t’i kërkojë gjykatës shpalljen e moskompetencës, ndërsa avokatët do të kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Në orën 12:00 pritet të zhvillohet edhe seanca për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni./EuronewsAlbania/.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër