5
Prishtinë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar sot në trevjetorin e sulmit në Banjskë nga një grup i armatosur nga Serbia.
Ambasada amerikane në një postim në Facebook ka bërë thirrje që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës.
“Ne i bashkohemi Kosovës për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Ne ritheksojmë thirrjen tonë që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës”, thuhet në postimin e ambasadës.
