Berisha: PD do të përdorë të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas seancës parlamentare cilësoi çështjen e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ish-drejtueses së tij, Vlora Hyseni, si një goditje të rëndë ndaj sigurisë kombëtare.

Në një prononcim për gazetarët jashtë parlamentit, Berisha tha se qeveria ka lejuar ndikimin e grupeve kriminale në institucionet e sigurisë.

Kreu i PD-së ngriti gjithashtu akuza për përdorim të të dhënave sekrete të SHISH dhe të informacionit që, sipas tij, Shqipëria ka marrë nga partnerët e NATO-s.

“Problemi është se përdorimi i të dhënave sekrete të SHISH në funksion të karteleve, në funksion të grupit të strukturuar kriminal, është goditje e tmerrshme për sigurinë kombëtare, për besueshmërinë e Shqipërisë tek partnerët ndërkombëtarë. Dhe duhet ta dini se në ato që janë marrëdhënie besimi, shërbimet inteligjente kanë një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm”, shtoi kreu i PD-së.

“Dhe absolutisht SHISH që nga themelimi gjer sot ka një trashëgimi shumë të çmuar bashkëpunimi me shërbimet më të mëdha të vendeve partnere, por edhe shërbime të vendeve të tjera dhe bashkëpunim të suksesshëm. Nuk ka lajm më të keq se sa lajmi se njeriu kryesor me të cilën ata bashkëpunonin ishte një kriminele që shiste sekretet e shtetit dhe shërbente si mburojë e anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal”, tha Berisha.

Berisha foli edhe për reagimin e opozitës.

“Partia Demokratike do të përdorë të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie dhe po përgatitet për të dhënë përgjigjet e merituara”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër