Alarm për minierat e reja: Draft-Plani Hapësinor 2040 ndez reagime

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator Zhurnal.mk – Draft-Plani Hapësinor 2040 për Rajonin Planor Juglindor ka shkaktuar reagime në një pjesë të opinionit publik, veçanërisht lidhur me mundësinë e hapjes së minierave të reja dhe ndikimin e tyre të mundshëm në bujqësi dhe mjedis.

Shoqata qytetare „Zdrava Kotlina“ ka bërë thirrje për bashkim masiv kundër hapjes së minierave të reja. Nga kjo shoqatë vlerësojnë se zgjidhjet e parapara në plan hapin mundësi për rikonvertimin e tokës në zonë të dedikuar për industrinë e rëndë, G1, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme ndaj tokës bujqësore dhe mjedisit jetësor.

„Prania e një lokacioni të caktuar ose e një lënde minerale në dokumentacionin hapësinor apo planor nuk do të thotë automatikisht se në atë lokacion do të ndërtohet minierë. Për realizimin e një projekti konkret minerar nevojiten edhe procedura të tjera, leje dhe përmbushja e kushteve ligjore“, thuhet në thirrjen e shoqatës qytetare „Zdrava Kotlina“.

Nga shoqata theksojnë se një çështje veçanërisht e rëndësishme për Fushën e Strumicës është mbrojtja e ujërave. Sipas tyre, gjatë përgatitjes së planit hapësinor janë përfshirë disa fusha që lidhen me menaxhimin e ujërave, bujqësinë, natyrën, infrastrukturën dhe ndryshimet klimatike.

Edhe LSDM-ja ka paralajmëruar bllokim gjatë miratimit të planit të ri hapësinor. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se Maqedonia nuk është në shitje dhe se vendi nuk mund të shitet për interesa të caktuara në dëm të shëndetit të qytetarëve, duke kërkuar tërheqjen e planit.

Nga e Majta prej një kohe më të gjatë kërkojnë vendosjen e moratoriumit për dhënien e koncesioneve të reja dhe për të gjitha procedurat që lidhen me minierat e planifikuara. Deputeti Borislav Krmov tha se është e papranueshme të luhet me mjedisin jetësor dhe natyrën.

Ndërkohë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor më herët e ka informuar publikun se ka filluar cikli i debateve publike rajonale për Draft-Planin Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2040.

Nga ministria theksojnë se debati publik është një mundësi për t’u njohur me zgjidhjet e propozuara planore, si dhe për të dhënë mendime, propozime dhe vërejtje gjatë procesit të përgatitjes së një prej dokumenteve më të rëndësishme strategjike për zhvillimin hapësinor të shtetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër