Prishtinë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council, ku ka shprehur mirënjohjen për mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ishte kënaqësi të fliste në këtë ngjarje dhe të falënderonte mërgatën për kontributin e saj në historinë e Kosovës.
“Ishte kënaqësi të flasë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.
