Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Gjykata e Durrësit ndryshon masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së filialit të Postës Durrës.

Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi raporton se nga masa e sigurisë “arrest në burg”, Elisabeta Mataj kalon në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në këtë ndryshim mase sipas burimeve nga grupi hetimor kanë ndikuar dhe provat e reja gjatë hetimit, mes tyre dhe një akt ekspertize për falsifikim firme dhe dëshmi, që po e çojnë hetimin në një tjetër rrjedhë.

Për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës prokuroria e Durrësit ka akuzuar edhe ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren e filialit.

Gjykata vendosi:

1. Pranimin e kërkesës të personit nën hetim E. M.

2. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim E.M. me vendimin Nr.509/2, datë 18.07.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të personit nën hetim E. M. nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet e paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale.

4. Urdhërohet personi nën hetim E. M. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen nr.xx, Qyteti Durrës.

5. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) diteve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës./TCH

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër