Biletat shtrenjtohen, studentët kërkojnë subvencione për transportin

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator, Zhurnal.mk – Shtrenjtimi i transportit ndërurban me autobus ka nxitur reagimin e organizatave studentore, të cilat kërkojnë subvencionimin e biletave për studentët që studiojnë jashtë vendbanimit.

Sipas tyre, vetëm udhëtimet Tetovë–Shkup ose Kumanovë–Shkup mund t’u kushtojnë studentëve rreth 6.000 denarë në muaj.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, tha se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë iniciativë zyrtare nga studentët. Ajo theksoi se kërkesa do të shqyrtohet dhe se vendimi do të varet nga mundësitë buxhetore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër