Sot mot i vranët me reshje lokale, temperaturat deri në 21 gradë

Nga R.ZH
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shtator, Zhurnal.mk – Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa gjatë paradites në disa zona priten reshje lokale të shiut, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), transmeton Zhurnal.mk.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15 deri në 21 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira. Gjatë paradites priten reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM-së, nga e diela dhe gjatë gjithë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, por më i ngrohtë, me periudha me diell.

Në disa vende do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu, ndërsa era do të jetë e dobët deri mesatare dhe kryesisht nga drejtimi verior.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër