Strazhë, 29 nëntor Zhurnal.mk – Kushtet e vështira atmosferike dhe reshjet e borës kanë sjellë kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas informacioneve të fundit, ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese është vendosur në rrugën Mavrovë–Dibër, në qafën malore Strazhë, si dhe në aksin Kriva Pallankë–vendkalimi kufitar Deve Bair.
Ndërkohë, mjegulla ka ulur dukshmërinë deri në 100 metra në disa akse rrugore, përfshirë Strazhën, Mavrovën, Deve Bairin dhe Pletvarin.
Reshje të lehta bore raportohen edhe në drejtimin Lisec–Kodra e Diellit.
Sipas njoftimeve, rrugët shtetërore janë të kalueshme, por qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore, me rrugë të lagështa, borë në zonat malore dhe dukshmëri të kufizuar.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të respektojnë sinjalizimin.
